Bashkimi Evropian, Europol — Shqipëria zonë e nxehtë për zhvillimin e aktivitetit terrorist

Bashkimi Evropian, Europol — Shqipëria zonë e nxehtë për zhvillimin e aktivitetit terrorist

Bosnje – Hercegovina, rajonet shqip-folëse në Serbi, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria janë zona të nxehta për zhvillimin e radikalizmit, rekrutimin dhe lehtësimin e aktivitetit të luftëtarëve terroristë të huaj në Ballkanin Perëndimor. Kështu raporton Europol—agjencia evropiane  e luftës kundër krimit dhe zbatimit të ligjit—në raportin e saj të përvitshëm për situatën dhe zhvillimin e aktivitetit terroristë në 28 shtete evropiane.

Në raport, ndër të tjera shkruhet se:

Rajoni i Ballkanit Perëndimor është një rrugë kalimi e njohur dhe e mirëorganizuar për lëvizjen e luftëtarëve ISIS në zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Më shumë se 800 luftëtarë të huaj terroristë nga këto vende kanë udhëtuar për në Siri dhe i janë bashkuar konflikti të armatosur në këto vende.

Luftëtarët e kthyer në vendet e Ballkanit Perëndimor mund të kalojnë kufijtë etnikë dhe kombëtarë duke u kthyer në një kërcënim të rëndësishëm për rajonin.

Në nëntor të viti 2016 autoritete në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni ndaluan dy sulme terroriste të planifikuara në territorin e tyre. Policia arrestoi 19 persona në Kosovë dhe gjashtë në Shqipëri dhe Maqedoni.

Sulmet ishin parashikuar gjatë ndeshjes Shqipëri – Izrael dhe në Kosovë.

Në vendet e Ballkanit Perëndimor ka tre rryma të mëdha kërcënimi. I pari është terrorismi i mbështetur në ideologji fetare; i dyti — terrorismi etno-nacionalistë dhe separatisë dhe në fund por jo më pak i rrezikshmë renditet terrorizmi i ekstremit të djathtë dhe rrymat anarkiste.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>