BE: 276 milion € Greqisë për kampe të reja, apel Turqisë të pranojë emigrantët e kthyer

Nga Exit News
BE: 276 milion € Greqisë për kampe të reja, apel Turqisë të pranojë emigrantët e kthyer

Bashkimi Evropian tha të hënën se Turqia duhet të rifillojë “urgjentisht” pranimin e emigrantëve nga Greqia, ku mijëra po mbahen në kampe.

Greqia dëshiron që Ankaraja të kontrollojë më mirë rrugët e emigrimit dhe të marrë mbrapsht qindra azilkërkues të konsideruar të papërshtatshëm për mbrojtjen e refugjatëve.

Unë i bëj thirrje Turqisë që të rifillojë urgjentisht kthimin e emigrantëve nga Greqia,” tha komisioneri i punëve të brendshme të BE, Ylva Johansson gjatë një vizite në ishullin e Lesbos, i cili pret më shumë se 8,000 azilkërkues.

Sipas , shefat e BE, Ursula von der Leyen dhe Charles Michel, do të vizitojnë Turqinë javën e ardhshme për të takuar Presidentin Rexhep Tajip Erdogan.

Temat që do të fliten mendohet të jenë pikërisht emigracioni dhe çështje të tjera rajonale.

Johansson premtoi gjithashtu 276 milion euro (326 milion dollarë) nga BE për ndërtimin e kampeve të reja në ishujt Lesbos, Chios, Samos, Kos dhe Leros, ku janë strehuar gati 14 000 emigrantë.

Ajo kishte vizituar më herët vendin e ndërtimit të kampit Samos, duke postuar në Tëitter: “Dëgjova dhe shpjegova se politikat e emigracionit janë krijuar për të evropianizuar dhe për të ndihmuar situatën.”

Ministri grek i Migracionit Notis Mitarachi i bëri jehonë thirrjes së Johansson, duke kërkuar që Ankaraja të pranojë 1,450 migrantë, kërkesat e azilit të të cilëve ishin refuzuar.

Ai ka thënë se kampe të reja migrantësh janë duke u ndërtuar për të pritur të tjerë emigrante. Një kamp në Samos përfundon në qershor dhe të tjerët në Kos dhe Leros në shtator.

Greqia ka ashpërsuar politikën e saj të migracionit që kur kryeministri konservator, Kyriakos Mitsotakis erdhi në pushtet në 2019.

Konferenca për shtyp u vonua nga afërsisht 300 njerëz që demonstronin kundër kampit të planifikuar të Lesbos, në një protestë të thirrur nga guvernatori lokal Costas Moutzouris.

Banorët e ishullit nuk do të lejojnë ndërtimin e kampeve të përhershëm në kufijtë grekë dhe evropianë,” tha guvernatori në një deklaratë.

Moutzouris gjithashtu ngriti kundërshtimin ndaj kampit të ri vitin e kaluar.

Greqia është akuzuar gjithashtu nga grupet e të drejtave të personave që shtyjnë vazhdimisht anijet e migrantëve në shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Zyrtarët qeveritarë i kanë mohuar vazhdimisht pretendimet.

“Ne nuk kemi kthyer anije. Ne kemi parandaluar që anijet të hyjnë në territorin evropian dhe grek, por kjo është diçka e lejuar nga rregullorat,” i tha Mitarachi në një intervistë më herët këtë muaj.

Autoritetet greke nuk kanë gjetur asnjë provë, tha Mitarachi, duke shtuar se kontrabandistët po përhapin “lajme të rreme” në lidhje me rojet bregdetare greke.

Ka disa raste specifike që mendoj se duhet të shikohen nga afër,” tha komisionerja e BE, duke shtuar se ishte “shumë e shqetësuar” nga raportet e agjensisë së refugjatëve.

Kemi nevojë të mbrojmë kufijtë tanë të jashtëm dhe kemi nevojë të mbrojmë të drejtat themelore, që shkojnë dorë për dore, nuk është një kontradiktë,” tha ajo.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>