
Bashkimi Europian dhuroi 100 milion euro për bujqësinë.
Afati i fermerëve për të aplikuar për fonde është deri më 25 janar, ka deklaruar ambasadori i BE Luigi Soreca.
“Unë inkurajoj fuqimisht fermerët, agrobizneset dhe kompanitë bujqësore që të jenë pro-aktivë dhe të shfrytëzojnë mundësitë e hapura me fondet IPARD të BE-së. Nëse keni ide dhe ëndrra për aktivitetin tuaj, tani është koha të shfrytëzoni rastin tuaj! Ju keni deri në 25 janar për të aplikuar”,tha Soreca në llogarinë e tij në Twitter.
Ai tha se BE do të mbështesë fermerët për të zhvilluar një sektor të qëndrueshëm agro-ushqimor që respekton mjedisin.