
Bashkimi Evropian do t’i dhurojë botës 200 milionë vaksina të tjera kundër COVID-19, tha Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen gjatë fjalimit të saj vjetor për Situatën në Bashkimin Evropian.
Von der Leyen tha se dërgesat do të nisin nga mesi i vitit 2022. Deri më tani BE ka dhuruar 250 milionë dozave të vaksinave të kryera tashmë për donacion.
“Prioriteti ynë i parë dhe më urgjent është të shpejtojmë vaksinimin global,” tha ajo në fjalën e saj.
Ajo e quajti mos ndarjen e vaksinave me vendt e varfra “një nga çështjet më të mëdha gjeopolitike”.