Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi të mërkurën një marrëveshje të re me kompaninë e vaksinave Moderna të SHBA, ku sipas së cilës BE do të blejë 300milion doza shtesë.
Bashkimi Evropian është përballur me kritika për strategjinë e blerjes së vaksinave, ku kritikuesit shpreheshin se shpërndarja e vaksinave në vendet e BE ka qenë e ngadaltë.
Kontrata për vaksinën Moderna, e cila u miratua në janar, është e dyta që BE ka arritur me prodhuesin dhe parashikon bëjë një blerje shtesë prej 150 milion në 2021.
Ekziston mundësia për të blerë 150 milion shtesë në 2022 në emër të të gjitha 27 vendeve anëtare të BE.
Të mërkurën Pfizer dhe BioNTech thanë se kishin përfunduar një marrëveshje për të furnizuar Bashkimin Evropian me 200 milion doza të tjera të vaksinës së tyre të koronavirusit.
Kompanitë thanë se ato doza – që pritet të dorëzohen këtë vit, rreth 75 milion prej tyre në tremujorin e dytë – janë përveç 300 milion tashmë të porositura.
A do të ketë BE vaksina të mjaftueshme për të gjithë?
Shefja e Komisionit të BE Ursula von der Leyen tha se blerja e fundit nga Moderna e çoi numrin e vaksinave në 2.6 miliardë.
“Me 2.6 miliardë doza, ne do të jemi në gjendje të sigurojmë vaksina jo vetëm për qytetarët tanë, por edhe për fqinjët dhe partnerët tanë,” tha von der Leyen.
Marrëveshja lejon mundësinë e dhurimit për kombet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, nëse BE ka furnizime të mjaftueshme.