
Bashkimi Evropian ra dakord të mërkurën të lehtësojë kufizimet për turistët e vendeve jo-evropiane, sipas disa burimeve të Reuters.
Nën kufizimet aktuale vetëm 8 vende mund të udhëtojnë pa kufizime në BE: Australia, Izraeli, Zelanda e Re, Ruanda, Singapori, Korea e Jugut, Tajlanda, Kina( e cila është subjekt i konfirmimit të reciprocitetit).
Kriteri kryesor për lehtësimin e kufizimeve me një vend ishte që, në dy javët e fundit, vendi të mos kishte regjistruar më shumë se 25 raste me Covid-19 për 100 mijë banor.
Shtetet e BE-së kanë rënë dakord që pragu i ri që një vend të quhet i sigurtë të jetë 75 raste të reja në 100 mijë banor.
Vlerësimi bëhet do të bazohet në të dhënat nga Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Britania dhe një numër vendesh të tjera do të mund plotësojnë kriteret e reja, ndërkohë që për vende si SHBA do të lejohet futja në BE vetëm e personave të vaksinuar.