BE drejt marrëveshjes me Pfizerin për blerjen e vaksinave

Nga Exit News
BE drejt marrëveshjes me Pfizerin për blerjen e vaksinave

Gjermania po i kërkon Bashkimit Europian të nënshkruajë një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur me firmat BioNTech dhe Pfizer për të siguruar doza të vaksinës kundër koronavirus. Një ditë më parë, kompania gjermane BioNTech dhe ajo amerikane Pfizer njoftuan se vaksina e tyre është mbi 90 përqind efektive kundër Covid-19.

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn tha se Bashkimi Evropian shpreson të sigurojë një marrëveshje përfundimtare “në ditët e ardhshme” me firmat.

Spahn se është e rëndësishme që Gjermania dhe pjesa tjetër e BE të mos mbetet prapa në përhapjen e vaksinave.

“Sigurisht që nuk mund t’u shpjegonim evropianëve dhe posaçërisht gjermanëve nëse një vaksinë do të ishte në dispozicion dhe [shpërndahej] në SHBA ose në rajone të tjera në botë, por jo në Gjermani dhe Evropë.”

Spahn thotë se shpreson të sigurojë 100 milion doza për Gjermaninë, por që BE po përpiqet të negociojë në për të gjithë vendet e bllokut.

Ai theksoi se Komisioni Evropian është organi me mandatin për të negociuar me kompanitë farmaceutike – dhe jo shtete individuale.

Franca, Gjermania, Spanja dhe vendet e tjera të BE-së “absolutisht” do të kishin qenë në gjendje të siguronin kontrata kombëtare, sipas Spahnit, por kjo gjë nuk do të pasqyronte solidaritetin e vendeve të BE-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>