BE drejt miratimit të vaksinës të Modernas

Nga Exit News
BE drejt miratimit të vaksinës të Modernas

Agjensia Europiane e Barnave ka rekomanduar përdorimin e vaksinës nga kompania Moderna.

Sipas Politico.eu, Komisioni Europian duhet të miratojë përdorimit të vaksinës në BE, gjë që pritet të ndodhë për disa orë.

Nëse miratohet, kjo do të jetë vaksina e dytë që përdoret në BE. Me 21 dhjetor u miratua përdorimi i vaksinës së Pfizer/Biotech. Vaksinimi i popullsisë së vendeve të BE filloi me 27 dhjetor.
BE ka raportuar deri më tani më shumë se 335,000 vdekje të lidhura me Covid.

Më shumë se 14 milion njerëz janë infektuar dhe masa të rrepta bllokimi janë aktualisht në fuqi në pothuajse të gjitha vendet anëtare.

BE ka siguruar kontrata për më shumë se dy miliardë doza vaksinash nga një sërë kompanish farmaceutike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>