Këshilli i BE-së emëroi, të premten, Miroslav Lajçakun si përfaqësues special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.
Ai u propozua në këtë detyrë më propozim të Komisionerit të Jashtëm Josep Borrell dhe do ta nisë detyrën menjëherë, me një mandat fillestar prej 12 muajsh.
Në një njoftim për shtyp, Këshilli sqaroi se detyrat e Lajçakut do të jenë arritja e një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, përmirësimi i marrëdhënieve fqinjësore në Ballkanin Perëndimor dhe përmirësimi i efektivitetit të punës së BE-së në rajon.
Lajçaku ka qenë Ministri i Jashtëm i Sllovakisë nga viti 2012 deri më 2020. Më pas ai ka shërbyer si President i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (2017-2018) dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Bosnje-Hercegovinën (2017-2019.
Kandidatura e tij për këtë post është kritikuar vazhdimisht nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, por edhe nga ekspertë për rajonin e Ballkanit.
Thaçi kritikoi ashpër BE-së që kishte caktuar Borrellin dhe Lajçakun—të dy nga vende që nuk e njohin Kosovën—për të lehtësuar arritjen e një marrëveshje ku Serbia ta njohë Kosovën.
Thaçi tha se ata nuk janë të besueshëm për këtë punë. Madje ai e akuzoi Lajçakun personalisht se ka ndaluar Sllovakinë të njohë Kosovën dhe ka votuar kundër anëtarësimit të saj në UNESCO kur ishte ministër i jashtëm. Presidenti i Kosovës preferon një marrveshje të mbikëqyrur nga SHBA dhe jo nga BE.