BE i kërkon Erdoganit të tërheqë vendimin për Shën Sofinë

Nga Exit News
BE i kërkon Erdoganit të tërheqë vendimin për Shën Sofinë

Komisioni i Çështjeve të Jashtme të BE-së i ka bërë thirrje presidentit turk Erdogan të rishikojë vendimin për kthimin e muzeut të Shën Sofisë në xhami.

Në një konferencë për shtyp pas mbledhjes, shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borrell deklaroi:

“Këshilli dënoi vendimet e fundit për shndërrimin e një monumenti të tillë emblematik si Shën Sofia në një xhami. Ky vendim do të sjellë mosbesim, mosmarrëveshje në bashkësitë fetare dhe do të minojë përpjekjet tona për dialog dhe bashkëpunim.”

Anëtarët treguan mbështetje për t’i bërë thirrje autoriteteve turke për ta konsideruar urgjentisht kthimin e këtij vendimi, i tregoi Borell gazetarëve kur doli nga një mbledhje me kolegë të 27 vendeve anëtare, raporton Bloomberg.

Por presidenti Erdogan, dy ditë më parë, kërkoi mosndërhyrjen e ndërkombëtarëve në çështje të brendshme të Turqisë.

Ditët e fundit presidenti Erdogan ka firmosur dekretin për kthimin e muzeut Hagia Sophia në një xhami.

Hagia Sophia u ndërtua 1,500 vite më parë si një katedrale. Më pas otomanët e kthyen atë në një xhami, por në vitin 1934 u shndërrua në muze.

Ajo është një vend i Trashëgimisë Kulturore Botërore që mbrohet nga UNESCO.

Propozimi ka shkaktuar kritika të forta nga drejtues fetarë apo politik në të gjithë botën.

350 kisha, anëtare të Këshillit Botëror të Kishave, i kanë bërë thirrje Ergodanit të tërheqë vendimin pasi kjo lëvizje do të sjellë përçarje mes komuniteteve fetare.

Vendimi u kundërshtua dhe nga Bashkimi Europian.

Ndërsa të dielën, edhe Papa Frencesku u shpreh i pikëlluar për kthimin e muzeut, dikur kishë, në xhami.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>