Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj kreut të inteligjencës ushtarake të Rusisë, Igor Kostyukov dhe një zyrtari tjetër, të enjten, me akuzën e hakërimit të elektronike të Angela Merkel në 2015 në parlamentin gjerman.
Rusia në maj i mohoi akuzat dhe tha se BE nuk kishte prova.
Sanksionet mbi kreun e agjencisë së inteligjencës ushtarake janë ngrirje e pasurive dhe ndalimin e udhëtimit. Njësoj BE ka vepruar edhe ndaj zyrtarëve të afërt të Presidentit Vladimir Putin në përgjigje të helmimit të pretenduar të opozitarit Alexei Navalny. Masat e reja u publikuan në gazetën zyrtare të BE-së.
“Një numër i konsiderueshëm të dhënash u vodhën, të disa deputetëve, si dhe të Kancelares Angela Merkel u prekën,” tha gazeta zyrtare për sulmin, i cili synonte zyrën e zonës elektorale të Merkel.
Qeveria ruse ka mohuar akuzat, përfshirë akuzat e SHBA-së për ndërhyrje në postën elektronike të demokratëve në 2016 si pjesë e një përpjekjeje për të ndihmuar Donald Trump të fitojë zgjedhjet presidenciale të SHBA.
Vendet perëndimore kanë akuzuar agjencinë e inteligjencës ushtarake të Rusisë për organizimin e një fushate globale të hakerimit, duke synuar institucionet sportive anti-doping, tek kompanitë e energjisë bërthamore.