BE-ja bën apel për ulje tensionesh në veri të Kosovës

Nga Exit News
BE-ja bën apel për ulje tensionesh në veri të Kosovës

Bashkimi Evropian i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulin në mënyrë të menjëhershme tensionet në veri të Kosovës.

Kosova filloi heqjen e targave serbe, duke vepruar në të njëjtën mënyrë si autoritetet serbe me veturat e regjistruara në Kosovë. Automjetet që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikë-kalimet kufitare të Kosovës.

Në zonat me shumicë serbe në veri pati protesta ndaj vendimit, ndërkohë që Forcat e Njësive Speciale të Kosovës kërkuan zhbllokimin e rrugëve.

Reagimi erdhi, përmes zëdhënësit Peter Stano, pasi Kosova nisi të hënën zbatimin e masave reciprocitetit në lidhje me targat serbe të makinave që hyjnë nga Serbia.

Stano u shpreh se po BE-ja po ndjek situatën dhe se pret që vendet të promovojnë lirinë e lëvizjes.

“Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe të reduktojnë tensionet. Menjëherë dhe pa ndonjë vonesë,” shtoi Stano në një konferencë për shtyp.

Stano deklaroi se probleme të tilla pritet të zgjidhen përmes dialogut dhe se i Dërguari i Posaçëm i Bllokut, Lajçak për bisedimet Kosovë-Serbi do të adresonte situatën.

“Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tashmë ka arritur në Beograd dhe në takimin me presidentin Vuçiq, këtë pasdite, do ta adresojë situatën dhe pas disa orëve ai do të flasë edhe me lidershipin politik të Kosovës për të adresuar këtë çështje,” pohoi Stano.

Lajçak vizitoi Prishtinën të mërkurën, ku diskutoi me kryeminsitrin Kurti mbi mbarëvajtjen dhe hapat e ardhshëm në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

BE-ja i trembet një përballje mes palëve në kohën që po përpiqet të ndërmjetësojë një dialog të veshtirë, ku palët nuk gjejnë terren të përbashkët.

 

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>