Kurti dhe Lajçak diskutojnë për dialogun por jo për hapjen e arkivave

Nga Exit News
Kurti dhe Lajçak diskutojnë për dialogun por jo për hapjen e arkivave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar në takimin me përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak se dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke.

“Duhet të pranohet realiteti dhe të jemi në shërbim të qytetarëve të të dyja vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke”, ka thënë Kurti gjatë takimit me Lajçak.

Sipas një njoftimi të zyrës së kryeministrit Kurti, thuhet se në takim është diskutuar edhe për mbarëvajtjen dhe hapat e ardhshëm në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti riktheksoi se në dialog Kosova është palë e barabartë dhe jo temë, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Nga ana tjetër Lajçak nuk dha detje mbi takimin por pohoi se nuk është folur për çështjen e hapjes së arkivave nga ana e Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak tha se një përmbledhje të qëndrimeve të tij do ta bëjë në përfundim të vizitësh tre ditëshe në Kosovë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>