BE-ja bën thirrje për mospolitizim të takimeve zyrtare nga delegacionet serbe dhe kosovare

Nga Exit News
BE-ja bën thirrje për mospolitizim të takimeve zyrtare nga delegacionet serbe dhe kosovare

Të martën do të mbahet takimi në Bruksel mes delegacioneve serbe dhe kosovare, në kuadër të bbisedimeve për normalizimin e raporteve mes dy vendeve, ndërmjetësuar nga BE-ja.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano bëri thirrje që palët të mospolitizojnë vizitat zyrtare, për të cilat ka aptur dakordësi paraprakisht.

“Palët janë pajtuar për modalitete të qarta për shqyrtimin dhe zbatimin e vizitave zyrtare dhe kjo marrëveshje nuk do të duhej të politizohej. Vizitat nga të dyja palët duhet të bëhen në atë mënyrë që ndihmon procesin e normalizimit të raporteve dhe kontribon në punën e përgjithshme në kuadër të dialogut,” deklaroi Stano për mediat.

Ai bëri thirrje që delegacionet të përpiqen të promovojnë një frymë bashkëpunimi e pajtimi dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet.

Komenti erdhi pasi Kosova ka ndaluar hyrjen në vend të kreut të delegacionit serb, Petar Petkoviçit.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, në një koment për Radion Evropa e Lirë, e justifikoi vendimin me deklaratat “provokuese” dhe gjuhën e urrejtjes që Petkoviç ka përdorur në vizitat e fundit.

I Dërguari i Posaçëmi BE-së  për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak shkruajti në në status në Twitter se në qendër të takimit do të ishin çështje urgjente, mbi të cilat ai priste të gjendej mirëkuptim mes palëve.

Dialogu mes vendeve ka qënë i përqëndruar në dy nivele: në nivel grupesh negociatore, udhëhequr nga Bislimi – Petkoviç dhe në nivel të lartë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç.

Këta të fundit zhvilluan dy takime, përkatësisht më 15 qershor dhe 19 korrik, por asnjëri prej tyre nuk pati rezultate të kënaqëshme. Në këtë të fundit, Lajçak pati takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiç-in.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>