Bashkimi Evropian i ka lëshuar Greqisë 4 miliard € paradhënie, si pjesë e instrumentit të rimëkëmbjes.
Sipas agjnsisë greke të lajmeve ANSA, kjo shumë do të përdoret për të filluar projektet dhe reformat që do të ndihmojnë vendin të ringrihet ekonomikisht pas pandemisë.
Kjo përbën rreth 13% të shumës prej 30.5 miliardë € (17.8 miliardë në grante dhe 12.7 miliardë në hua), që vendi pritet të përfitojë në tërësi për zbatimin e planeve.
Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen deklaroi: “Jam i kënaqur që sot Greqia do të marrë disbursimin e parë të fondeve nën NextGenerationEU. Ky është fillimi i zbatimit të planit ambicioz të rimëkëmbjes dhe elasticitetit të Greqisë, Greqia 2.0, dhe fillimi i një të ardhmeje më të gjelbër dhe më dixhitale për vendin. Komisioni Evropian do të qëndrojë pranë jush, për ta përmbushur këtë plan me sukses. ”
Komisioni Europian do të autorizojë disbursime të mëtejshme bazuar në zbatimin e investimeve dhe reformave të përshkruara në planin e rimëkëmbjes së Greqisë.
Fondi i Rimëkëmbjes dhe Fleksibilitetit NextGenerationEU do të sigurojë shpërndarjen e një ndihme prej 723.8 miliardë € gjithsej (në çmimet aktuale) për të financuar planet vendore për ringritjen ekonomike, reformat dhe investime të tjera jetësore nga vendet anëtare.
Javën e shkuar, Komisioni filloi lëvrimin e fondit për Portugalinë, Belgjikën dhe Luksemburgun, pas dorëzimi të projekteve nga ana e këtyrë të fundit.
Deri tani janë miratuar planet e 16 vendeve, ndërkohë që po vlerësohen ato të 7 vendeve.
Për dy vende të tjera, Poloninë dhe Hungarinë, Blloku ende nuk ka vendosur nëse duhet të jenë pjesë e paketës për shkak të konfliktit të tyre me Brukselin për kalimin e ligjeve të debatuara, që minojnë sundimin e ligjit.