BE-ja do të debatojë të ardhmen e saj me qytetarët evropianë

Nga Exit News
BE-ja do të debatojë të ardhmen e saj me qytetarët evropianë

Në Ditën e Evropës, BE inaguroi në Strasburg projektin e Konferencës për të Ardhmen e Evropës, i cili synon të hapë vendimmarrjen e bllokut për qytetarët e saj.

Një platformë dixhitale dhe një seri eventesh, të lidhura me konferencën, do t’u mundësojë njerëzve të ndajnë pikëpamjet e tyre mbi ndryshimet që dëshirojnë të shohin në BE.

Sesioni Plenar i Konferencës do të përbëhet nga përfaqësues të Parlamentit Evropian, vendeve anëtare, Komisionit Evropian, si dhe përfaqësues nga parlamentet kombëtare, partnerët socialë, shoqëria civile dhe panelet e qytetarëve.

Përvec presidentit francez, Emanuel Macron, në inagurim folën edhe kryetarët e tre institucioneve kryesore evropiane, David Sassoli, president i Parlamentit Evropian, António Costa, kryeministër i Portugalisë – që mban Presidencën e Këshillit të BE – dhe Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.

Macron u bëri thirrje njerëzve të përfshiheshin dhe të jepnin mendimin e tyre për çështjet kryesore, duke pyetur veten “Çfarë Evropë duam në 10 vjet, 15 vjet nga tani?”

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen deklaroi se pandemia ishte një traumë dhe BE duhet të gjejë një rrugëdalje jashtë saj.

“Dhe nuk ka mënyrë më të mirë për ta bërë sesa duke ofruar perspektivë, shpresë dhe aftësi për të ndryshuar gjërat për mirë,” deklaroi ajo.

Presidenti i PE, Sassoli nga ana e tij theksoi rëndësinë e zërit të qytetarëve të BE në vendimmarreje.

LEXO  Presidenti Trump rrëzon ligjet e Obamës për mjedisin

“… është edhe më e rëndësishme dhe urgjente të dëgjojmë bashkëqytetarët tanë, të ndiejmë nevojat e tyre, pritjet e tyre në drejtim të ndihmës, vendeve të punës, dinjitetit, sigurisë dhe prosperitetit,” deklaroi ai.

Bordi Ekzekutiv i Konferencës për të Ardhmen e Evropës, i cili ka vendosur rregullat e zhvillimit të debateve, pritet të përcaktojë datën për takimin e parë plenar të Konferencës.

Përgatitjet për Kolegjet e Qytetarëve janë duke u zhvilluar, ndërsa numri i pjesëmarrësve në Platformën Dixhitale të Konferencës vazhdon të rritet.

Temat që do të debatohen janë: Ndryshimet klimatike dhe mjedisi, Shëndeti, Ekonomia, Vendi i BE në botë, Vlerat e BE, Trasformimi Digjital, Demokracia Evropiane, Emigracioni dhe Arsimi.

Gjithashtu, platforma ka lënë të hapur munësinë që të debatohen tema të tjera të papërcaktuara paraprakisht.

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme