BE-ja krijon agjenci për vlerësimin e emergjencave shëndetësore

Nga Exit News
BE-ja krijon agjenci për vlerësimin e emergjencave shëndetësore

Komisioni Evropian inaguroi të enjten një agjensi për vlerësimin e krizave shëndetësore me një buxhet të dedikuar prej 30 miliardë eurosh.

Autoriteti i ri i Gatishmërisë dhe Reagimit ndaj Urgjencave Shëndetësore (HERA) do të vlerësojë kërcënimet e mundshme ndaj shëndetit, do të promovojë kërkimin, do të sigurojë disponueshmërinë e prodhimit të barnave dhe krijimin e stokut të tyre.

Në rast të një krize të re shëndetësore HERA aktivizon financimin urgjent dhe ndihmon në koordinimin e monitorimit, prokurimit dhe blerjes së pajisjeve ose trajtimeve mjekësore.

Autoriteti mendohet se u projektua për të shmangur përsëritjen e skenarit të përgjigjes ndaj kroonavirusit, ku përgjigja ishte marrja e masave ad hoc  nga vendet individuale të BE-së.

Trupi i ri do të jetë plotësues i agjencive të tjera shëndetësore të BE-së – Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) dhe Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Agjencia pritet të jetë plotësisht operative në fund të vitit 2022.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>