BE-ja marrëveshje me Novavax për furnizimin e 200 milion vaksinave

BE-ja marrëveshje me Novavax për furnizimin e 200 milion vaksinave

Bashkimi Evropian ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë amerikane Novavax për blerjen paraprake të 200 milion dozave të vaksinës antiCovid që kjo kompani ka zhvilluar.

Aktualisht, vaksina e Novavax gjendet nën shqyrtim dhe pret aprovimin e Autoritetit evropian të Barnave (EMA) për përdorim.

Sipas kontratës, vendet e BE -së do të jenë në gjendje të blejnë deri në 100 milionë doza të vaksinës Novavax duke filluar nga tetori i këtij viti.

Ndërkohë, ato kanë mundësi të blejnë edhe 100 milionë doza shtesë deri në vitin 2023, sipas raportimit nga Reuters, që citon komisioneren e shëndetësisë së BE-së, Stella Kyriakides.

“Marrëveshja jonë e re me Novavax zgjeron portofolin tonë të vaksinave për të përfshirë një tjetër vaksinë me bazë proteine, një platformë premtuese në provat klinike,” deklaroi Kyriakides.

Novavac përbën furnizuesin e shtatë të vaksinave për BE-në, e cila ka rezervuar gjithsej 2.4 miliardë doza të vaksinës Pfizer-BioNTech në tre kontrata të ndryshme, si dhe 460 milionë doza të vaksinës Moderna, shenja të qarta të preferencës së saj për goditjet e mARN.

Ajo gjithashtu ka rezervuar 405 milion doza të vaksinës mRNA të zhvilluar nga CureVac ), që ende nuk ka marr miratimin për ëprdorim, megjithëse efikasitetin e kufizuar që ka treguar në testime.

Blloku ka gjithashtu marrëveshje furnizimi me AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, por ka kufizuar furnizimet për shkak të problemeve të prodhimit, shpërndarjes e disa problemeve të rralla shëndetësore. Madje, Blloku ngriti padi ndaj të parën për mosrespektim të afateve të dorëzimit të vaksinave, e cila u hodh poshtë nga gjykata.

LEXO  Arrestimi i Myftarajt është shkelje e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut

BE-ja do të marr vetëm 50 milion doza të vaksinës AstraZeneca deri në fund të vitit dhe e ka bërë të qartë se nuk ka plan të porositë sërish.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme