BE-ja shton Japoninë në listën e vendeve të sigurta

Nga Exit News
BE-ja shton Japoninë në listën e vendeve të sigurta

Bashkimi Evropian shtoi të mërkurën Japoninë në listën e vendeve të sigurta, që mund të udhëtojnë për qëllime jobazike në hapsirën evropiane, raporton Reuters.

Vendimi vjen pasi Blloku vendosi dy javë më parë të lehtësojë kufizimet për turistët e vendeve jo-evropiane.

Përveç Japonisë, aktualisht javë vetëm 8 vende të tjera që mund të udhëtojnë pa kufizime në BE: Australia, Izraeli, Zelanda e Re, Ruanda, Singapori, Korea e Jugut, Tajlanda, Kina( e cila është subjekt i konfirmimit të reciprocitetit).

Kriteri kryesor për lehtësimin e kufizimeve me një vend u vendos të ishte që, në dy javët e fundit, të mos kishte regjistruar më shumë se 25 raste me Covid-19 për 100 mijë banor.

Kjo nuk përjashton kufizimet si bërja e testit para udhëtimit, që vendet evropiane munnd të vendosin individualisht në bazë të situatës së tyre të infektimit

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>