Bashkimi Europian ka eksportuar 34 milionë doza vaksinash kundër Covid-19.
Pavarësisht se vendet e BE kanë mungesa për të vaksinuar popullsitë e tyre, blloku ka eksportuar milionë doza. 9 milionë në Britani dhe 1 milionë në SHBA.
Shifrat u zbuluan ndërsa BE u përfshi në një debat me Boris Johnson për pretendimet se Britania e Madhe kishte një ndalim eksporti.
Një zëdhënës i Komisionit Europian pranoi të mërkurën se Britania nuk kishte vendosur një ndalim, pas pretendimeve të bëra nga presidenti i këshillit evropian, Charles Michel të martën.
Por zyrtarët thanë që Michel “dëshironte të dinte se sa eksporte ishin bërë nga Britania e Madhe”.
Sipas shifrave më të fundit të para nga Guardian nga 9 Marsi, nga 34,090,287 doza të eksportuara nga BE në 31 vende, 9,106,162 shkuan në Britani, 3,917,640 në Kanada, 3,134,204 në Meksikë, 2,720,210 në Japoni dhe 1,368,900 në Arabinë Saudite . Përfituesit e tjerë të eksporteve të BE-së përfshinin Hong Kong (1.3 milion), Singapor (967,030), SHBA (953,723), Kili (942,825) dhe Malajzi (751,140).
Kuptohet që shumica e vaksinave të eksportuara nga BE në Britani janë bërë nga Pfizer. BE ka bllokuar vetëm një kërkesë eksporti prej 250,000 dozash Oxford / AstraZeneca nga Italia në Australi.