Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian fajësoi udhëheqësit e Libanit të shtunën për krizën politike dhe ekonomike të vendit. Ai paralajmëroi se disa prej tyre mund të përballen me sanksione nëse vazhdojnë të pengojnë formimin e një qeverie të re dhe zbatimin e reformave.
Kriza në u rëndua në vend nga ngërçi politik për formimin e një qeverie të re, e cila mund të zhbllokojnë ndihmën e huaj të jashtëzakonshme.
Sanksionet e mundshme janë pjesë e një përpjekjeje nga disa shtete të BE-së, të udhëhequr nga Franca, për të rritur presionin mbi politikanët e Libanit pas gati një viti bllokimi.
Një dokument i BE-së i parë nga Reuters tregoi se kriteret për sanksionet janë korrupsioni, pengimi i përpjekjeve për të formuar një qeveri, keq-trajtimi financiar dhe abuzimet e të drejtave të njeriut.
Borrell tha se vendi duhej të formonte një qeveri të re, të binte dakord për një program reformash dhe të arrinte një marrëveshje kredie të FMN.