BE këshillon përdorimin e të gjitha vaksinave

Nga Exit News
BE këshillon përdorimin e të gjitha vaksinave

Shtetet e BE duhet të përdorin të gjitha vaksinat në dispozicion kundër Covid-19, tha Agjencia Evropiane e Barnave, EMA, raporton The Guardian.  Ajo theksoi se është shumë herët për të thënë se kush vaksinë është më e mira.

Komentet erdhën pas vendimit të disa vendeve për të kufizuar përdorimin e vaksinave AstraZeneca dhe Johnson & Johnson për shkak të një lidhje me mpiksje të rrallë të gjakut dhe në vend të tyre zgjedhin Pfizer dhe Moderna.

“Ne jemi akoma në një pandemi dhe është shumë e rëndësishme që në këtë luftë kundër kësaj pandemie të përdorim të gjitha opsionet që kemi në dispozicion,” tha Marco Cavaleri, shefi i strategjisë së vaksinave të EMA. “Varet nga vendet anëtare se si i përdorin ato në interesin më të mirë të shëndetit publik”, shtoi ai.

Eksperti i EMA-s shtoi se është “shumë e vështirë të thuash” se cila teknologji do të mbijetojë në të ardhmen, por deri më tani dihet se të gjitha vaskinat ekzistuese “kanë shpëtuar mijëra dhe miliona jetë”.

Në fillim të këtij muaji, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pretendoi se Evropa kishte qenë e ngadaltë në miratimin e vaksinës ruse Sputnik V. Ai e akuzoi BE-në se  po vendos interesat tregtare përpara mirëqenies së qytetarëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>