BE kritikon Hungarinë për mbylljen e kufirit

Nga Exit News
BE kritikon Hungarinë për mbylljen e kufirit

Bashkimi Evropian kritikoi Hungarinë për mbylljen e kufirin duke e konsideruar si një politikë diskriminuese.

BE pohoi se do të propozojë një paketë rregullash të përbashkëta në lidhje me kufizimet e udhëtimit.

“Çdo masë që nuk përputhet me parimet themelore të ligjit të BE-së, natyrisht duhet të tërhiqet menjëherë.Ne do të flasim me zyrtarët hungarezë së shpejti për të kërkuar më shumë informacione”, u shoreh Komisioneri për Drejtësinë i BE-së, Didier Reynders.

Hungaria mbylli kufijtë me 1 shtator, për të ndaluar një valë të dytë infeksioni. Qytetarët e huaj nuk do të lejohen të hyjnë në Hungari, lajmëroi qeveria hungareze, ditët e premte, duke ju rikthyer politikës së fillimit.

Vendimi erdhi pas rritjes së numrave të të infektuarve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>