Nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të rekomanduar administrimin e dozës së tretë të vaksinave kundër COVID-19, tha rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian të premten, pas vendimit të shtetet kryesore të BE-së për administrimin e një dozë të tretë për më të rrezikuarit nga shtatori.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi në mes të korrikut se duheshin më shumë të dhëna para se të rekomandonte për dozat shtesë, por Gjermania dhe Franca tashmë e kanë njoftuar vendimin e tyre.
Gjithashtu edhe Organizata Botërore e Shëndetit, OBSH të mërkurën bëri thirrje për ndalimin e dozave shtesë derisa të vaksinohen edhe vendet e verfra..
Sidoqoftë, Gjermania synon të japë doza shtesë për personat me imunitet të dobët dhe më të moshuarit nga shtatori. Franca po punon gjithashtu për nisjen e dozave të treta për të moshuarit dhe të rrezikuarit që nga muaji tjetër.
BE-ja muajt e fundit ka rezervuar miliarda doza nga kompanitë e vaksinave COVID-19 për vitet e ardhshme.
Një dokument i brendshëm i OBSH-së nga qershori i parë nga Reuters tregon se agjencia e Kombeve të Bashkuara e konsideroi vaksinimin e përvitshëm për më të prekshmit, por ishte e shqetësuar se kjo mund t’i linte vendet më të varfra pa vaksina.