BE letër vendeve anëtare të evitojnë kontrollet e pakoordinuara

Nga Exit News
BE letër vendeve anëtare të evitojnë kontrollet e pakoordinuara

Bashkimi Europian shqetësohet për një ringritje të pandemisë në Europë që mund të çojë në një valë të dytë kufizimesh të pakoordinuara të lëvizjes nga një shtet në tjetrin, gjë që minon parimin e kufijve të hapur të BE-së.

Në një letër drejtuar qeverive të vendeve anëtare që Associated Press ka parë, Komisioni Europian paralajmëron se duhet evituar rritja e rasteve të të infektuarve, si dhe vendimet e marra pa koordinim brenda kufijve të Bashkimit Europian.

“Rivendosja e kufizimeve joefektive dhe kontrollet në kufijtë e brendshëm duhet të evitohen. Përkundrazi, përgjigja duhet të përfshijë masa propocionale dhe të koordinuara, të nxitura nga fakte shkencore.”, thuhet në raport.

Letra vjen pas rivendosjes së masave parandaluese ndaj koronavirusit në disa shtete europiane që kërkojnë karantinim të detyrueshëm për udhëtarët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>