BE marrëveshje me Pfizer për 300 milion doza vaksina kundër Covid-19

Nga Exit News
BE marrëveshje me Pfizer për 300 milion doza vaksina kundër Covid-19

Bashkimi Europian njoftoi të premten marrëveshjen për të marrë 300 milionë doza të vaksinës Pfizer.

Përmes një njoftimi zyrtar, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von Den Leyen bëri të ditur se rreth 75 milionë doza do të jenë të disponueshme në tremujorin e dytë të 2021.

“Europa do të ketë mjaftueshëm vaksina në një kohë të shkurtër. Rruga që kemi nisur sëbashku është e duhura”, u shpreh ajo.

Me miratimin e vaksinës së dytë nga kompania Moderna, Von den Leyen pohoi se do të vaksinohen rreth 80 përqind e popullsisë në BE.

Me 21 dhjetor u miratua përdorimi i vaksinës së Pfizer/Biotech. Vaksinimi i popullsisë së vendeve të BE filloi me 27 dhjetor.

BE ka raportuar deri më tani më shumë se 335,000 vdekje të lidhura me Covid.

Më shumë se 14 milion njerëz janë infektuar dhe masa të rrepta bllokimi janë aktualisht në fuqi në pothuajse të gjitha vendet anëtare.

BE ka siguruar kontrata për më shumë se dy miliardë doza vaksinash nga një sërë kompanish farmaceutike.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>