
Bashkimi Europian do të marrë katër milionë doza shtesë të vaksinës Pfizer/BioNTech gjatë dy javëve të ardhshme, njoftoi të mërkurën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Ajo tha se dërgesa do të shkojë në rajonet e prekura kufitare brenda bllokut për të ndihmuar lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve.
“Duke i përdorur atje ku është më e nevojshme, veçanërisht në rajonet kufitare, këto doza të vaksinës do të ndihmojnë edhe në sigurimin ose rivendosjen e lëvizjes së lirë të mallrave dhe njerëzve”, tha von der Leyen.
BE-ja ka nënshkruar gjashtë kontrata për më shumë se 2 miliardë doza vaksinash, për të vaksinuar 450 milionë qytetarë.
Unioni është kritikuar për ritëm të ngadalshëm të vaksinimit, por zyrtarët kanë thënë ka probleme me furnizimin e vaksinave.