Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca përshënderi miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit, duke theksuar se është përmbushur një nga kushtet thelbësore për tu anëtarësuar në BE.
Në një postim në Tëitter, Soreca pohoi se ndryshimet do të vendosin një standart të ri në sistemin zgjedhor.
“Bashkimi Europian mirëpret miratimin nga Parlamenti i Shqipërisë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në përputhje me marrëveshjen politike të arritur në 5 qershor. Kjo përmbush një nga kushtet kryesore për të filluar negociatat e pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, siç thuhet në konkluzionet e Këshillit të 25.3.2020. Dispozitat e reja legjislative do t’i japin qytetarëve shqiptarë një kornizë zgjedhore me integritet dhe standarde më të larta transparence, bazuar në rekomandimet e OSBE/ODHIR“.
Në lidhje me ndryshimet kushtetuese, Soreca u shpreh se njeh rolin e Parlamentit por ndryshimet s’duhet të prekin marrëveshjen e arritur.
“Ne jemi njohur me propozimet shtesë për reformimin e sistemit zgjedhor. Ndërsa pranojmë rolin e Parlamentit në paraqitjen e ndryshimeve shtesë në lidhje me sistemin zgjedhor, ne nxisim të gjitha palët të vazhdojnë diskutimet në Këshillin Politik me të njëjtën frymë gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese demonstruar gjatë miratimit të marrëveshjes politike të 5 qershorit. Procesi që çon në ndryshime shtesë nuk duhet të dëmtojë frymën dhe rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit“.