Bashkimi Evropian miratoi sot propozimin e Komisionit Evropian për një paketë ndihme makro-financiare, prej 3,3 miliardë eurosh për vendet e Balkanit Perëndimor, për luftimin e pasojave të Covid-19. Shqipëria do të përfitojë 180 milionë euro kredi me interes të ulët, nga paketa e miratuar e BE-së.
Paketa financiare përfshin 38 milionë euro për shëndetësinë, që do të lëvrohen përmes fondeve IPA; 389 milionë euro për nevoja ekonomike dhe shoqërore; 455 milionë euro për riaktivizimin e ekonomisë, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet financiare; 750 milionë euro asistencë mikro-financiare dhe 1,7 miliardë euro kredi nga Banka Evropiane për Zhvillim.
Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile dhe kanë filluar të marrin ndihmë nga BE, përmes hapjes së rrugës për marrjen e pajisjeve shëndetësore dhe riatdhesimit të qytetarëve.
“BE po i trajton vendet Ballkanit Perëndimor si partner të privilegjuar duke i dhënë atyre mundësinë të kenë akses në shumë nisma dhe instrumente të rezervuara për vendet e BE-së.
Këtu përfshihet përjashtimi i rajonit nga detyrimi për tu pajisur me një çertifikatë për blerjen e pajisjeve mjekësore, dhe furnizimin me materiale për testim nga BE, për tu siguruar për funksionim korrekt të testeve të koronavorusit në Ballkan”, shkruhet në njoftimin zyrtarë të BE-së.
“Komisioni Evropia më vonë do të paraqisë edhe një plan Ekonomik dhe Investimesh për rajonin, për të mbështur në afatgjatë ringritjen ekonomike dhe për të mbështetur reformat e kërkuara nga BE.
Gjithashtu, Komisioni ka propozuar për periudhën 2021-2027, 14,5 miliardë euro për programin IPA3, ku pjesa më e madhe është parashikuar për Ballkanin Perëndimor.
BE do të mbështesë në veçanti investimet në mbrojtjen e mjedisit dhe transformimin dixhital të ekonomisë”, përfundon njoftimi i BE-së.