BE miraton eksportimin e vaksinave COVID në Britani, SHBA, Japoni dhe Kinë

Nga Exit News
BE miraton eksportimin e vaksinave COVID në Britani, SHBA, Japoni dhe Kinë

Komisioni Evropian ka miratuar deri më tani të gjitha kërkesat për eksportin e vaksinave COVID-19, në Britani, Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Japonia, pasi “ngriti më 30 janar një mekanizëm për të monitoruar  shpërndarjen e vaksinave”, tha një zëdhënëse të enjten .

Vendimi pritet të lehtësojë shqetësimet e partnerëve global, rreth gatishmërisë së BE-së për të lejuar vaksinat COVID-19 te eksportohen nga territori i saj, pavarësisht se BE është përballur me ndërprerje të furnizimit  me vaksina.

BE dha gjithsej 37 autorizime për eksporte vaksinash në 21 vende, midis 30 janarit dhe 10 shkurt, tha zëdhënësi. Ai nuk dha shifra të sakta mbi numrin e dozave që eksportohen nga fabrikat në BE, duke përmendur arsyet e konfidencialitetit.

BE kishte eksportuar miliona vaksina në disa vende duke përfshirë Britaninë, Izraelin, Kinën dhe Kanadanë para se të vendosej skema e monitorimit, sipas të dhënave doganore të cituara në një dokument të brendshëm të BE, parë nga Reuters.

Një zyrtar i BE tha se eksportet që nga fundi i janarit kishin të bënin vetëm me vaksinat e prodhuara nga Pfizer Moderna.

Shtetet që morën vaksinat COVID-19 të prodhuara në BE që nga 30 janari janë: Australia, Bahreini, Kanada, Kili, Kina, Kolumbia, Kosta Rika, Ekuadori, Japonia, Kuvajti, Malajzia, Meksika, Zelanda e Re, Omani, Panama, Katari , Arabia Saudite, Singapori, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara

Duke pasur parasysh rolin qendror të luajtur nga BE për furnizimin ndërkombëtar të vaksinave, vendimi i bllokut për të regjistruar eksportet e vaksinave kA shkaktuar një reagim global.

Kjo erdhi pasi AstraZeneca njoftoi shkurtime të mëdha të dërgesave në BE.

Londra ka thënë se nuk ka asnjë ndalim eksporti për vaksinat COVID-19, por ka refuzuar vazhdimisht të komentojë nëse kontrata që ka me AstraZeneca parandalon dërgimin e dozave në BE.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>