Zyra europiane kundër korrupsionit (OLAF) ka nisur hetimet ndaj Frontex për akuzat e ngacmimeve seksuale, keqtrajtim dhe kthim të paligjshëm të emigrantëve, sipas disa zyrtarëve.
Hetuesit e OLAF kanë pyetur disa nga disa nga anëtarët e Frontex që prej muajit të kaluar. Hetuesit po shqyrtojnë akuzat për ngacmim dhe keqtrajtim që kanë bërë që disa zyrtarë, përfshirë edhe ata të nivelit të lartë. Sidoqoftë, hetimi përfshin gjithashtu akuza për kthim mbrapa – operacione të paligjshme që synojnë të ndalojnë migrantët të arrijnë brigjet e BE.
OLAF dhe Frontex konfirmuan nisjen e hetimit.
“OLAF mund të konfirmojë që ka hapur një hetim në lidhje me FRONTEX”, tha zyra e shtypit e agjencisë kundër korrupsionit në një email, duke theksuar se “fakti që OLAF po kryen një hetim nuk do të thotë që personat / entitetet e përfshira kanë kryer një parregullsi / mashtrim.”
Në tetor 2020, disa media, përfshirë Der Spiegel publikuan raporte që pretendonin përfshirjen e Frontex në operacionet e kthimit në kufirin detar Greko-Turk, duke pretenduar se refugjatët dhe migrantët po dëboheshin nga ujërat e BE. Shtypje të tilla shkelin ligjin ndërkombëtar dhe OLAF po heton nëse procedurat e brendshme të Frontex janë shkelur.
Pretendimet çuan Komisioneren e Punëve të Brendshme Ylva Johansson të thërrasë një takim të jashtëzakonshëm me Bordin të Menaxhimit të Frontex dhe Avokaten e Popullit në BE për të nisur një hetim.