Bashkimi Europian mund të ndërpresë kontratat me AstraZeneca dhe Johnson and Johnson.
Nuk ka ende një vendim zyrtar, por disa ministra të qeverisë franceze thanë se pritet që të mos ketë një kontratë të re për dozat e këtyre kompanive.
“Një vendim ende nuk është marrë, por ne nuk kemi nisur bisedime me AstraZeneca dhe Johnson & Johnson për një kontratë të re, ndërsa tashmë kemi nisur diskutime për kontrata me Pfizer/Biontech dhe Moderna.”, deklaroi Agners Pannier-Runacher, ministre e industrisë.
Mbi marrjen e këtij vendimi ndikuan rastet e mpiksjes së gjakut tek disa persona që kanë marrë këto vaksina.
Me marrëveshjen aktuale Shtetet e Bashkimit Europian mund të blejnë 100 milionë doza të tjera nga AstraZeneca, nga 300 milionë të porositura aktualisht.
Ndërsa mund të përdorin dhe opsionin e kontratës me Johnson & Johnson për të dyfishuar porosinë në 400 milionë vaksina.