BE paguan 870 milion euro për furnizimin e vaksinave AstraZeneca deri në qershor

Nga Exit News
BE paguan 870 milion euro për furnizimin e vaksinave AstraZeneca deri në qershor

Bashkimi Evropian ra dakord të paguajë rreth 870 milionë euro për t’u furnizuar me 300 milion doza të vaksinës AstraZeneca deri në qershor, tregon kontrata e botuar të premten nga televizioni RAI të Italisë.

Kontrata e nënshkruar në 27 Gusht 2020 zbulon detaje në lidhje me çmimin dhe orarin e dërgesave.

Sipas kontratës BE ka rënë dakord të paguajë afërsisht 2.9 euro për një dozë.

Dokumenti i botuar nga një ekip i gazetarëve hulumtues të RAI, tregon se AstraZeneca ishte zotuar të jepte midis 80 milion dhe 120 milion doza deri në fund të Marsit dhe 180 milion të mbetura deri në fund të Qershori.

AstraZeneca e cila zhvilloi vaksinën me Universitetin e Oksfordit, nuk pranoi të komentojë kontratën.

Kompania muajin e kaluar shkurtoi dërgesat e saj të planifikuara në tremujorin e parë të vitit në 31 milion dhe më vonë e ngriti atë në 40 milion pas presionit të fortë nga BE.

Zyrtarëve të BE u ishte thënë tashmë nga AstraZeneca në Dhjetor se vetëm 80 milion doza do të ishin në dispozicion deri në fund të Marsit, tregon një dokument i BE i parë nga Reuters.

BE u informua më pas në fund të janarit për uljen e re të furnizimeve, tha kompania dhe BE.

AstraZeneca filloi dërgesat e saj në BE në fillim të shkurtit pasi vaksina e saj u aprovua nga rregullatori i barnave të BE.

Zyrtarët e BE-së kanë thënë se sipas kontratës kompanisë iu kërkua të prodhonte vaksina edhe para miratimit të rregullatorit në mënyrë që ato të mund të viheshin në dispozicion menjëherë pas autorizimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>