BE: Pas 10 vjetësh, dialogu Kosovë-Serbi duhet të përmbyllet me marrëveshje gjithëpërfshirëse

BE: Pas 10 vjetësh, dialogu Kosovë-Serbi duhet të përmbyllet me marrëveshje gjithëpërfshirëse

E hëna shënon 10-vjetorin e nisjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një fjalë përkujtimore, zhvilluar në Bruksel, Bashkimi Evropian ka deklaruar se ky proces ka sjellë ndryshime të qarta për qytetarët në Kosovë dhe rajon.

Megjithatë, zëdhënësi i bllokut evropian Peter Stano, është shprehur se ka ardhur koha që dialogu të përmbyllet me një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Ai ka rikujtuar edhe vizitën e përfaqësuesit të posaçëm për dialog Miroslav Lajlak në rajonin e Ballkanit javën e kaluar, për të parë se si e shohin palët dialogun dhe vazhdimin e tij.

Pati pajtim të plotë se dialogu nuk ka alternativë dhe se ai duhet të vazhdojë. Qëllimi i dialogut ishte që t’i afrojë palët drejt të ardhmes evropiane. Pra, si për Beogradin, ashtu edhe për Prishtinën, të ketë përparim në rrugën e tyre evropiane. Rruga evropiane shkon përmes dialogut” ka thënë mes tjerash Stano.

I pyetur rreth deklaratave të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit, për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, Stano ka thënë se BE-ja “nuk i komenton deklaratat e liderëve nëpër media”.

Ai gjithsesi ka shtuar se “në përgjithësi qëndrimi i BE-së është se pret nga liderët që, me shembullin e tyre personal, të punojnë drejt pajtimit dhe frymës konstruktive dhe mirëbesimit në rajon”.

Ai e ka evituar në këtë mënyrë edhe pyetjen direkte se a është bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, diçka që BE-ja e kundërshton.

Siç kemi thënë disa herë, qëllimi kryesor i dialogut është të arrihet marrëveshja për normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve, e pranueshme për të dyja palët, sipas standardeve të BE-së, dhe e cila do të kishte ndikim pozitiv në rajon“, ka deklaruar zëdhënësi i BE-së.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>