BE përgatitet të hapë kufijtë, miraton kushtet e reja

Nga Exit News
BE përgatitet të hapë kufijtë, miraton kushtet e reja

BE publikoi sot, 17 mars kushtet për të rihapur udhëtimet mes vendet të zonës shengen dhe jashtë saj si me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe me ndihmën e një pasaporte të vaksinimit.

Sipas njoftimit të BE-së në Twitter, udhëtarët do të duhet të pajisen me një “Certifikatë dixhitale të gjelbër” për të udhëtuar lirisht.

Certifikata do të përmbajë informacion nëse personi është vaksinuar, ka kaluar virusin e Covid19, ose ka një test negativ. Ajo mund të jetë dixhitale ose fizike, por e shoqëruar me një kod identifikimi dhe e firmosur në mënyrë dixhitale.

Në kufi pas verifikimit të kodit dhe firmës dixhitale do të lejohet hyrja në vendet e BE-së.

Komisioni Evropian do të ndihmojë vende të zhvillojnë një program kompjuterik për verifikimin e vërtetësisë së certifikatave.

BE ka mbyllur kufijtë për udhëtimet jo të domosdoshme që prej nisjes së pandemisë. Deri më sot lejohen vetëm udhëtarët rezident ose me nënshtetësi të një vendi evropian, udhëtimet diplomatike dhe ato për nevoja shëndetësore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>