BE planifikon prodhimin në masë të tre ilaçeve për trajtimin e COVID

Nga Exit News
BE planifikon prodhimin në masë të tre ilaçeve për trajtimin e COVID

Tre ilaçe kundër Covid me potencial për të “ndryshuar rrjedhën” e pandemisë do të autorizohen për prodhim masiv dhe përdorim në Bashkimin Europian deri në tetor sipas një plani të Komisionit Evropian.

Stella Kyriakides, komisionerja për shëndetin, tha se një veprim i tillë do të zvogëlojë numrin e shtrimeve në spital dhe do të trajtojë ndikimin afatgjatë të Covid, raporton The Guardian.

BE ka vënë në dispozicion një fond prej 90 milionë eurosh për provat klinike dhe 40 milionë euro të tjera do t’u jepen prodhuesve për të rritur prodhimin. Dy ilaçe të tjerë mund t’i shtohen listës deri në fund të vitit.

Pesë ilaçet të cilat do të zgjidhen nga një listë prej 57 kandidatësh të hartuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), do të prodhohen tërësisht brenda vendeve anëtare të BE.

Ekzistojnë tre ilaçe tashmë nën rishikim nga EMA: kombinimi i antitrupave Regeneron, antitrupi monoklonal Celltrion dhe antitrupat monoklonalë nga Eli Lilly, të cilët ofruan prova të zvogëlimit të rrezikut të shtrimit në spital dhe vdekjes me 87%.

Kyriakides tha se problemet fazat e para të programit të vaksinimit kanë treguar rëndësinë e të qenit të gatshëm për të rritur shpejt prodhimin e ilaçeve kur u zbuluan trajtime të suksesshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>