Kompania amerikane Novavax planifikon të fillojë shpërndarjen e vaksinës antiCOVID në Bashkimin Evropian në fund të këtij viti.
Burime nga BE kanë thënë për Reuters se informacioni i ri mund të çojë në nënshkrimin e një kontrate zyrtare brenda javës, për 200 milion doza.
Kjo marrëveshje do t’i lejonte BE-së të sigurontë doza përforcuese për furnizimet e dakordësuara tashme me kompaninë Pfizer.
Blloku shpreson që këto dërgesa do ta ndihmojnë të përmbajë koronavirusin dhe variantet e reja.
Novavax ka patur një marrëveshje paraprake me BE, por ajo hasi probleme me furnizimin në materiale.
Burimet konfirmuan se Novavax kishte ende probleme me prodhimin, por nga ana tjetër ajo kishte një plan shpërndarjesh tashmë.
Ndonëse marrëveshja me Novavax ende po diskutohet, blerjet e BE-së kushtëzohen nga miratimi i vaksinës nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).