
BE po konsideron vendosjen e sanksioneve ekonomike kundër Turqisë lidhur me aktivitetin e saj të kërkimit të naftës në Mesdheun Lindor ndërsa i bëri thirrje Ankarasë që të përfshihet në dialog, njoftoi shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, të premten.
“Ne duhet të ecim drejt dialogut dhe në të njëjtën kohë të tregojmë forcë kolektive në mbrojtjen e interesave tona të përbashkëta,” u tha Borrell gazetarëve pas një takimi jozyrtar të ministrave të jashtëm të BE-së, në Berlin, raportoi Politico.eu.
BE mund të godasë ekonominë e Turqisë në fushat ku “është më shumë e lidhur me ekonominë evropiane”, tha Borrell për sanksionet e mundshme.