
Bashkimi Evropian synon të blejë 100 milionë doza të tjera të vaksinën Pfier dhe BioNTech.
Deri më tani BE ka marrë 200 milonë doza vaksinash, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të martën se BE ka vendosur që të marrë edhe dozat e tjera.
“Kemi vendosur të marrim një masë prej 100 milionë dozash nga vaksina BioNTech/Pfizer, e cila tashmë po përdoret për vaksinimin e njerëzve rreth Evropës”, ka shkruar ajo në Tëitter.
Ky vendim i BE vjen pasi disa vaksina kandidate të porositura nga BE-ja janë përballur me shtyrje të papritshme në provat klinike.
Në janar, BE-ja pritet të aprovojë edhe vaksinën e Moderna-s.