BE thirrje për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

Nga Die Morina van Uijtregt
BE thirrje për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

Përfaqësuesit e Lartë të Bashkimit Evropian theksuan gatishmërinë për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së dhe procesin e dialogut me Serbinë.

Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi u shpreh se pret të punojë me Kurtin “për të çuar përpara reformat në rrugën e Bashkimit Evropian dhe për të vazhduar luftën kundër pandemisë COVID-19”.

“Dialogu me Beogradin për normalizimin e marrëdhënieve mbetet kyç,” shkroi Varhelyi në Twitter.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell tha se BE mbështet plotësisht axhendën e reformave dhe trajtimin e COVID-19. Ai deklaroi se po prit të punojë me Kurtin për “për një mbyllje të suksesshme”, të dialogun Beograd-Prishtinë.

“Kjo është thelbësore për rrugën evropiane,” tha ai.

Gjithashtu, i dërguari i BE-së për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, Miroslav Lajcak u shpreh se bisedimet me Beogradin janë çështja me të cilën Kurti duhet të merret.

“BE është gati të ndërmjetësoi lehtësimin e dialogut mbi normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë,” tha Lajcak.

Albin Kurti u zgjodh si Kryeministër i Kosovës të hënën, me 67 nga 120 vota nga Kuvendi i Kosovës.

Ai erdhi në detyrë pas një fitore historike, partia e tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt fitoi me 50.28%.

Gjatë fjalës së tij, ndërsa prezantoi kabinetin qeveritar, Kurti tha se çështja e personave të zhdukur do të jetë një përparësi për qeverinë në dialogun me Serbinë.

“Kemi 1,640 persona të zhdukur. Serbia nuk ka dënuar askënd për këtë krim […] Asnjë përparim nuk mund të bëhet në ndonjë fushë tjetër nëse nuk ka progres në këtë fushë”, deklaroi Kurti.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>