BE, kusht ligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit për fillimin në praktikë të bisedimeve

Nga Exit News
BE, kusht ligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit për fillimin në praktikë të bisedimeve

Pavarësisht vendimit për hapjen e negociatave, Shqipëria do të duhet të plotësojë një sërë kushtesh që të fillojnë në praktikë bisedimet mes Komisionit Europian dhe qeverisë shqiptare.

Një nga këto kushte të rëndësishme me pasoja politike është shqyrtimi i ligjshmërisë së zgjedhjeve të 30 qershori nga Gjykata Kushtetuese.

Në draft vendimin për hapjen e negociatave thuhet se plani dhe kalendari i negociatave që duhet të miratohet sërish nga Këshilli Europian, duhet të reflektojë përmbushjen nga Shqipëria të një sërë kriteresh përfshi “një vendim përfundimtar në lidhje me ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.”

Gjykata Kushtetuese duhet të shqyrtojë nëse dekreti i Presidentit Meta për anullimin dhe pastaj rivendosjen e datës së zgjedhjeve lokale është në përputhje me Kushtetutën. Nëse GJK vendos që dekretet nuk janë shkelje ksuhtetuese, zgjedhjet e 3 qershorit duhet të shpallen të pavlefshme dhe të ribëhen të të gjithë Shqipërinë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>