BE do të vendosë më 15 korrik nëse do të mbyllë kufijtë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë, raporton Abc News.
Sipas raportimeve, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnja Hercegovina nuk plotësojnë kriterin e vendosur nga Komisioni Evropian — 16 raste të reja gjatë 14 ditëve të fundit për 100 mijë banorë.
Hapja e kufijve për udhëtimet jo të domosdoshme për vendet e treta do të rishikohet çdo dy javë pasi vendet e BE-së të analizojnë gjendjen epidemiologjike dhe masat e marra kundër përhapjes së Covid-19.
Vendet e treta duhet të përmbushin këto kritere për hapjen e kufijve:
– 16 raste të reja gjatë 14 ditëve të fundit për 100 mijë banorë.
– Trendi i rasteve të reja të jetë i qendrueshëm ose në rënie në krahasim me 14 ditët e fundit.
– Analizimi i numrit të testimeve, vëzhgimit, gjurmimit, përmbajtjes, trajtimit dhe raportimit.
– Vendet e BE-së do të vlerësojnë këto stade në një sistem me pikë sipas Rregullatorit Ndërkombëtar të Shëndetit, dhe kur këto vende të kenë mbi 50 pikë atëherë mund të hapet kufiri.