Belgjika është shumë afër mbylljes së plotë të vendit. Kryeministri belg ka vendosur të ndalojë të gjitha operacionet kirurgjikale jo të domosdoshme, për t’i dhënë frymë spitaleve.
Alexander De Croo, kryeministri, tha se do të bëjë çdo gjë për të mbrojtur sistemin e shëndetësisë. Të premten në mëngjes, ai vendosi mbylljen e aktiviteteve sportive, dhe mbylljen e parqeve.
Gjithashtu, ai urdhëroi të gjithë të punojnë nga shtëpia. Ai i bëri thirrje qytetarëve të zbatojnë rregullat që të shmangin mbylljen e vendeve.