Belgjika do të lehtësojë masat kufizuese javën e ardhshme, ku do të lejohet hapja e dyqaneve.
Megjithatë, baret dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllura.
Kryeministri belg Alexander De Croo njoftoi në një konferencë shtypi të premten se dyqanet do të hapen të martën-Dyqanet që konsiderohen jo thelbësore u mbyllën më 2 nëntor.
Sidoqoftë, njerëzit duhet të bëjnë pazar vetëm dhe nuk mund të qëndrojnë në një dyqan për më shumë se 30 minuta. Masat e reja do të zbatohen deri më 15 janar.
Muzetë dhe pishinat gjithashtu do të hapen të martën.
Familjet mund të ftojnë një person shtesë për të festuar Krishtlindjen dhe njerëzit që jetojnë vetëm lejohen të ftojnë dy mysafirë. Fishekzjarret do të ndalohen.