Belgjika është vendi me numrin më të lartë të viktimave Covid-19 në raport me popullsinë.
Belgjika ka regjistruar 161 vdekje për 100 mijë banorë, sipas shifrave të fundit nga Universiteti Johns Hopkins.
Pas Belgjikës renditet Peruja me 115 vdekje për 100 mijë banorë. E treta për më shumë viktima për 100 mijë banorë është Italia, e cila regjistron 112 vdekje për 100 mijë banorë.
Republika e San Marinos është vendi me numrin më të lartë të vdekjeve bazuar në popullsi.
Ajo regjistron 162 vdekje për 100 mijë banorë.