Belgjikë, shkatërrohet banda shqiptare e trafikut të kokainës

Nga Exit News
Belgjikë, shkatërrohet banda shqiptare e trafikut të kokainës

8 shqiptarë dhe 2 të huaj, pjesë e një bande që trafikonte kokainë nga Amerika Latine, janë arrestuar në Belgjikë, në një operacion ndërkombëtar ku mori pjesë policia belge, gjermane dhe shqiptare.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, operacioni u zhvillua prej datës 15 dhjetor deri më datën 21 dhjetor, në Shqipëri dhe Belgjikë.

Të gjithë personat u arrestuan në Belgjikë.

Të arrestuarit janë:

  • Gj., 34 vjeç dhe G. B. (i njohur dhe me inicialet F. B.) 37 vjeç, banues në Tiranë;
  • R. Rr., 27 vjeç dhe F. Rr., 24 vjeç, banues në Nikël, Fushë Krujë;
  • B. P., 29 vjeç, banues në Pukë; F. Xh., 33 vjeç, banues në Laç;
  • K. N. (shtetas lituanez) dhe S. C. (shtetas grek);
  • F.GJ. i cili po gjykohet në gjendje të lirë.

Mediat shqiptare kanë shkruar se dy prej të arrestuarve janë Ramazan e Fjoralb Rraja, nipat e deputetit socialist në Krujë, Rrahman Rraja.

Si funksiononte grupi kriminal?

Ky grup kriminal funksiononte duke ngarkuar kokainë në kontenierët e bananeve nga Amerika Latine, duke e fshehur lëndën narkotike në arkat e bananeve dhe në trupin e kontenierëve.

Pasi kontenierët e pajisur nga trafikantët me GPS mbërrinin në destinacion, trafikantët, për të mos u identifikuar dhe zbuluar, organizonin vjedhje me armë të lëndës narkotike nga magazinat ose dhomat e pjekjes së bananeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>