Deputeti i PS Ben Blushi me anë të një letre publike ka njoftuar largimin e tij nga Partia Socialiste.
Më poshtë disa nga pohimet kryesore të tij të shkruara në letër:
- Kam vendosur të dal përfundimisht që aty [PS] për të kuptuar atë që shumë njerëz e dinin para meje: në Shqipëri duhen pastruar partitë që të pastrohen kazanët.
- Unë nuk kam më shpresë tek ata [deputetët e PS], qysh se vendosen të eliminojnë konkurrencën brenda Partisë Socialiste dhe ta zgjedhin kryetarin e tyre me referendum si të ishte një mbetje e diskutueshme dhe jo një njeri që duhet të diskutohet, para se të votohet.
- [PS], natyrisht do ta kundërshtojë referendumin duke u bërë partia e vetme në botë që zgjedh kryetarin me referendum dhe i mohon popullit të drejtën për të bërë referendum për ligjet.
- Në kazanin e mbetjeve parlamentare në të vërtetë fshihet kalbja e demokracisë sonë të ndotur.
- A ka vend të botës ku këto parti mund të votohen ende?
- Ku mund të ndodhë që për të njëjtën çështje të kesh tre qëndrime të ndryshme në tre vjet?
- Nisur nga ky shembull, atë që ne e quajmë parlament, çdo popull i botës do ta quante çmendinë të pakthyeshme.