Ben Blushi largohet nga Partia Socialiste

Ben Blushi largohet nga Partia Socialiste

Deputeti i PS Ben Blushi me anë të një letre publike ka njoftuar largimin e tij nga Partia Socialiste.

Më poshtë disa nga pohimet kryesore të tij të shkruara në letër:

  • Kam vendosur të dal përfundimisht që aty [PS] për të kuptuar atë që shumë njerëz e dinin para meje: në Shqipëri duhen pastruar partitë që të pastrohen kazanët.
  • Unë nuk kam më shpresë tek ata [deputetët e PS], qysh se vendosen të eliminojnë konkurrencën brenda Partisë Socialiste dhe ta zgjedhin kryetarin e tyre me referendum si të ishte një mbetje e diskutueshme dhe jo një njeri që duhet të diskutohet, para se të votohet.
  • [PS], natyrisht do ta kundërshtojë referendumin duke u bërë partia e vetme në botë që zgjedh kryetarin me referendum dhe i mohon popullit të drejtën për të bërë referendum për ligjet.
  • Në kazanin e mbetjeve parlamentare në të vërtetë fshihet kalbja e demokracisë sonë të ndotur.
  • A ka vend të botës ku këto parti mund të votohen ende?
  • Ku mund të ndodhë që për të njëjtën çështje të kesh tre qëndrime të ndryshme në tre vjet?
  • Nisur nga ky shembull, atë që ne e quajmë parlament, çdo popull i botës do ta quante çmendinë të pakthyeshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>