
Ben Blushi u zgjodh dje kryetar i partisë LIBRA, nëpërmjet votimit elektronik brenda partisë.
Zoti Blushi fitoi 95 për qind të votave, ndërsa kandidati tjetër, Neritan Seferkolli 5 për qind.
Gjatë zgjedhjeve të djeshme, anëtarët e LIBRA-s votuan dhe për të zgjedhur 20 anëtarët e Bërthamës. 17 prej anëtarëve të Bërthamës ishin femra, mes tyre dhe deputetja Mimoza Hafizi, dhe 3 ishim meshkuj.
Në votim morëm pjesë rreth 3250 anëtarë të LIBRA-s.
Në deklaratën e LIBRA-s për mediat shkruhej:
Për herë të parë në Shqipëri është aplikuar një sistem votimi tërësisht elektronik, i garantuar, i fshehtë, i drejtpërdrejtë dhe demokratik me standardet më të larta.