“Nuk mendoja se ai [Basha] duke mos respektuar asnjë rregull, të shpallte këtë vendim personal,” tha ish-kryeministri Sali Berisha për përjashtimin nga grupi parlamentar i PD-së, në Çim Peka LIVE, në Syri Tv.
“Kam komunikuar me zotin Basha dhe i kam thënë këto që po u them ju. E dija që ishte nën presion”, shtoi Berisha.
“Basha i bëri gjëmën PD-së. Mua më kanë kërcënuar edhe me fëmijë, por unë do të qëndroj në mbrojtje të sovranitetit të këtij vendi dhe të PD-së.
Unë nesër do të shkoj në parlament, jam në parlament. Me veprimin e tij, kryetari i PD, shkelmoi parimet themelore. PD-në e kanë themeluar studentët dhe intelektualët dhe punonjësit shqiptarë në kulmin e izolimit, në kulmin e rrethimit”.
Ai u shpreh se Basha është kërcënuar për të shpallur këtë vendim:
“Sot Lulzim Basha, nën presionin e lobimit korruptiv nga Edi Rama dhe George Soros, shpalli vendimin më të paligjshëm në historinë e pluralizmit”.
I pyetur se çfarë do të bëjë tani e tutje, ai tha:
“Berisha do bëjë gjithçka me çdo demokrat për të rivendosur sovranitetin e PD-së për të cilin sot Lulzim Basha do kishte dhënë 5 herë dorëheqjen para se ta shkelmonte”.
© SYRI.net